LAJMI I FUNDIT:

Mitsubishi Eclipse GS nga filmi “Fast and the Furious”, shitet për 170.500 dollarë

Mitsubishi Eclipse GS nga filmi “Fast and the Furious”, shitet për 170.500 dollarë

Një prej veturave që aktori i ndjerë Paul Walker e kishte përdorur për realizimin e filmit Fast and the Furious, është shitur nga një shtëpi ankandesh.

Fjala është për modelin Eclipse GS nga Mitsubishi, që u shfaq në pjesën e parë të franshizës legjendare, e që e voziste Walker në rolin e Brian O’Conor, transmeton Telegrafi.


Vetura është prodhuar në vitin 1995 dhe u përdor për xhirimin e skenave të para të filmit. Ajo është e lyer me ngjyrë të gjelbër dhe kishte disa dekorime.

Atë e vë në lëvizje motori 2 litërsh DOHC 16 v me katër cilindra, që prodhon 210 kuaj-fuqi dhe që ka ndërrues automatik të shpejtësive.

Në brendësi ka karriget sportive të markës Sparco, Jensen CD stereo sistem. Në pjesën e pasme gjendet spojleri APR Performance.

Janë fellne e aluminit dhe gomat e Toyo Proxes me dimensione 225/40/ZR18, që e bënë këtë veturë të duket më agresive.

Pronari i ri për këtë veturë ka ndarë hiq më pak se 170.500 dollarë. /Telegrafi/