LAJMI I FUNDIT:

Mitrovicë, rastet kriminale në 2017 kanë shënuar rënie për 6.3 për qind

Mitrovicë, rastet kriminale në 2017 kanë shënuar rënie për 6.3 për qind

Stacioni Jugor i Policisë në Mitrovicë ka prezantuar të martën raportin vjetor të punës për vitin 2017.

Komandanti i Stacionit Policor në Jug, kapiteni Ahmet Xhosha tha se policia e Stacionit Jugor i ka kryer ashtu si duhet detyrat e parapara me planin e punës dhe se të gjithë treguesit flasin se janë arritur suksese më të mira në krahasim me vitin paraprak.


Toger Fitim Zahiti tha se numri i përgjithshëm i rasteve kriminale në vitin 2017 ka shënuar rënie për 6.3 për qind në krahasim me vitin paraprak, ai i veprave penale prej 3.5 për qind.

Ai po ashtu tha se edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve në vitin 2017 është zvogëluar  për 26.6% për qind në krahasim me vitin paraprak.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri me këtë rast tha se Policia po bën punë të shkëlqyeshme në zbatimin e ligjit, krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarë, ruajtjen e rendi dhe të qetësisë publike.

“Unë mund të them lirshëm se kemi pas një bashkëpunim të shkëlqyeshëm ditor me komandantin e stacionit, kapitenin Xhosha, po ashtu ne kemi bashkëpunuar ngushtë edhe me qytetarët e Mitrovicës në mënyrë  që të parandalojmë tensionet apo incidentet e ndryshme, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi, pra të qytetarëve, pushtetit lokal dhe policisë, janë shënuar këto rezultate jashtëzakonisht të mira, ku kanë bërë që Mitrovica të jetë njëri ndër qytetet me siguri të lart në  Republikën e Kosovës”, tha Bahtiri.

Ndërkaq, zëvendësdrejtoresha e Policisë rajonale të Mitrovicës, Afërdita Mikullovci tha se puna e tyre shihet vetëm nga rezultatet konkrete, të cilat në vitin 2017 janë evidente dhe inkurajuese.

“Zbulueshmëria e aktiviteteve kriminale prej 70.1  për qind nuk është arritur në asnjë komunë tjetër dhe kjo flet qartë për punën e mirë që policët kanë bërë. Qytetarët e Mitrovicë besoj se janë të kënaqur me këtë punë”, tha Mikullovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori