Kufiri është pika deri ku mund të kesh hapësirë veprimi. Shkelja e tij do të thotë tejkalim i të drejtave tua dhe cenim i të drejtave të tjetrit. Në kuptimin e pasurisë private, kufiri tregon se deri ku cilësohet prona e jote ku mund të veprosh sipas vullnetit tënd. Pra, ti je titullar i saj.
Në kontekst shtetëror, kufiri shënjon hapësirën territoriale të një shteti ku ai mund të ushtrojë sovranitetin e vet. Nëse e përkthejmë gjuhën juridike kushtetuese në gjuhë popullore, i bie që sovraniteti nënkupton kompetencën dhe fuqinë e pushtetit që “të mund të kollitet”, pra t’i ecën fjala në territorin e vet të pranuar ndërkombëtarisht.
Pasi nuk u arrit demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, për të mos na mjegulluar tisi i kotësisë, demarkuan hapësirën tek lumi Ibër. Se kush qe gjeodezisti nuk e di. Ama, një gjë është e sigurt: kishte saktësi të qind për qindtë në tentimin për të mos dalë jashtë vijës. Vijës politike të Serbisë, pra!
Ai mur nuk është vetëm një strukturë betoni; është përçmimi më i madh që i është bërë kohëve të fundit Republikës së Kosovës; është njollë për shtetësinë tonë; është pasojë e paaftësisë sonë në qeverisje. Heqin zallin, sjellin saksitë. Largojnë lulet, ndërtojnë murin ndarës në të cilin dashkan të avancojnë artin me vizatime. Bllokojnë krijimin e Ushtrisë dhe vendosin kufirin ku të duan.
Çfarë mundësish për të përdorë karta të reja në tryezë do t’i ofrohen Serbisë? Sa kohë duhet të kalojë dhe sa duhet shpenzuar buxhetin e varfër të shtetit tonë me bisedime shterpe në Bruksel? E, mbi të gjitha, edhe sa duhet toleruar nëpërkëmbjen e Kushtetutës së Republikës?
Gjermanisë iu deshën katër dekada për ta rrënuar murin në Berlin. Duke e ditur se për nga kapaciteti nuk jemi Gjermani, sa kohë do të na marrë ta rikthejmë në gjendjen e mëparshme atë pjesë të vendit?
Ngritja e murit përtej Ibrit u bë me muskuj, jo me ligj. Prandaj, edhe largimin e tij duhet bërë me zhargonin e tyre. Atyre që synojnë të rrënojnë shtetin, më e pakta është që Qeveria t’u përgjigjet me rrënimin e atij muri shëmtarak dhe sjelljen para drejtësisë, në mos të ideatorëve, bile realizuesit e tij si cenues të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Kufi? Po, gjithçka duhet të ketë një kufi, madje edhe durimi. Jemi dëshmuar si të vonuar çdoherë, por, së paku kësaj radhe ngutuni, aman!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe