LAJMI I FUNDIT:

Mitrevski: Ka elemente për rritje të rrogave

Mitrevski: Ka elemente për rritje të rrogave

Rritja e rrogës minimale, kurse me këtë edhe rritja e rrogave në Maqedoni, si dhe rritje e kohëzgjatjes së marrëveshjeve për punësim në kohë të caktuar nga të tanishmet pesë, në dy ose tre vite, janë pjesë e punëve ku do të përqendrohet Propozim-protokolli për përparim social, i përgatitur nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Rrogat janë një nga segmentet më të rëndësishme, duke marrë parasysh faktin se analizat tona treguan se gati 60% nga të punësuarit marrin deri 20 mijë denarë, vetëm 3.2% marrin rrogë mbi 30 mijë denarë, kurse mbi 40% janë me rrogë prej 12 mijë deri 15 mijë denarë rrogë. Përcaktimi themelor është ta hapim procesin e rritjes së rrogave në Maqedoni’, deklaroi Zhivko Mitrevski në promovimin e sotëm të Propozim-protokollit për përparim social, njofton AIM.


Sipas LSM, duhet të përforcohet edhe siguria e vendeve të punës, respektivisht marrëveshjet në kohë të caktuar, të cilat tani lidhen në kohëzgjatje prej pesë viteve, të jenë maksimum dy deri tre vite. /Telegrafi/