LAJMI I FUNDIT:

Mitreski: Do të propozojmë ndryshime në ligjin për arsimin e lartë, të gjithë të punësuarit do të kenë rritje të pagave

Mitreski: Do të propozojmë ndryshime në ligjin për arsimin e lartë, të gjithë të punësuarit do të kenë rritje të pagave

Për të tejkaluar pozitën e pabarabartë të punëtorëve në pesë universitetet shtetërore: “Goce Dellçev” – Shtip, “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universiteti Shtetëror i Tetovës, “Shën Apostulli Pal”, si dhe në Universitetin “Nënë Tereza”, në koordinimin e sotëm, morëm vendim që të propozojmë ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë, me të cilin do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagave për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik, me çka do të sigurohet rritje adekuate të pagave për të gjithë, paralajmëroi kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski.

“Në këtë mënyrë përmirësojmë standardin e të gjithë punonjësve në sektorin e arsimit të lartë, por investojmë edhe në arsim dhe në të ardhmen e brezave të rinj. Ftoj të gjithë deputetët që ta përkrahin këtë zgjidhje ligjore, sepse arsimi është një çështje për të cilën është i nevojshëm konsensus dhe për të cilin nuk ka vend për kalkulime politike apo partiake”, ka shkruar Mitreski në profilin e tij në Facebook.


Nga muaji shkurt është paraparë që mbi 3.000 punëtorë të universitetit shtetëror “Shën Kiril dhe Metodi”-Shkup të marrin paga më të mëdha për 22% të harmonizuara sipas nënshkrimit të marrëveshjes kolektive në mes universitetit “Shën Kiril dhe Metodi” dhe Kuvendit të nënshkruar në vitin 2022./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori