Misteri i qytetit të harruar nëntokësor: Bunkeri më i madh nëntokësor që mund të strehojë 20 mijë njerëz
Nuk dihet se kush e ka ndërtuar!
I harruar dhe i rizbuluar rastësisht, një qytet i lashtë nëntokësor në Turqi me 18 nivele të pabesueshme nën tokë dhe me një sistem të mahnitshëm ajrimi dhe furnizimi me ujë, ka mundësuar strehim dhe jetë për afro 20.000 njerëz.
Misteri është se kush vërtet e ka ndërtuar dhe saktësisht kur e ka ndërtuar! – transmeton Telegrafi.
Në zonën turke Kapadokia, ka më shumë se 30 qytete nëntokësore, ndërsa më i thelli ndër ta është Derinkuyu – në përkthim bunar i thellë.
Kjo strukturë e mrekullueshme shtrihet në 85 metra nën nivelin e tokës dhe përbëhet nga 18 nivele me tunele të cilat formojnë një rrjet të lidhur.
Qyteti nëntokësor përmbante gjithçka që do t’i nevojitej një popullsie prej 20.000 njerëzish dhe kafshëve të tyre për t’i mbijetuar një historie të mbushur me pushtime.
Historia origjinale e qytetit nëntokësor nuk është vërtetuar me siguri, por besohet se është ndërtuar nga frigjianët, një popull indo-evropian, midis shekujve të 8-të dhe të 7-të para erës së re.
Pas kësaj, ajo u përdor nga të krishterët për të shmangur persekutimin, kur Kapelat u ndërtuan në nivele më të larta. Shumica u zhvilluan gjatë Perandorisë Bizantine, dhe më vonë vazhduan të shërbenin si strehë nga pushtimet e shumta, deri në shekullin e 20-të kur ata u braktisën nga grekët kapadokianë, të mundur nga Turqia. Qyteti nëntokësor u rizbulua krejt rastësisht në vitin 1963 nga një banor vendas, ndërsa po rinovonte shtëpinë e tij, kur një mur i shembur zbuloi një tunel të fshehur që të çonte nën tokë.
Tunelet nëntokësore të qytetit të Derinkuyu, mbi të gjitha, janë një arritje e jashtëzakonshme inxhinierike. Vetë mundësia e gërmimit u bë e mundur nga origjina vullkanike e shkëmbinjve që përbëjnë tokën, të cilët janë të lehtë për t’u përpunuar. Hyrja në tunele mbyllej me dyer guri me peshë deri në 450 kg secila, për të mos lejuar hyrjen e pushtuesve. Edhe nëse do të arrinin të hynin, tunelet jashtëzakonisht të ngushta do t’ua vështirësonin përparimin e shpejtë.
Në qytetin nëntokësor kishte kapela për adhurim, dhoma të përbashkëta, kuzhina, banja, shkolla, stalla për kafshët, bodrumet e verës dhe presat e vajit, armatime – gjithçka që është e nevojshme për jetën në një qytet.
Vëmendje e rreptë iu kushtua shtrirjes funksionale të këtyre dhomave, kështu që dhomat e kafshëve ishin në nivelet më të cekëta, për të parandaluar përhapjen e aromave të pakëndshme dhe dhomat e përgatitjes së ushqimit në nivelin më të thellë, në mënyrë që tymi të mos largonte vendndodhjen sekrete. Ata furnizoheshin me ujë nga lumi nëntokësor që rrjedh nën qytet, përmes puseve, pa u lidhur me ujërat sipërfaqësore që mund të helmoheshin nga armiku.
Ventilimi është i zgjidhur edhe sot me një sistem ajrimi fascinues me 52 hapje dhe një rrjet kanalesh për shpërndarjen e ajrit të pastër.
Vendi ka qenë i hapur për turistët që nga viti 1965 dhe megjithëse vetëm disa nivele të para janë të çasshme përmes tuneleve shumë të ngushta, ai ofron një përvojë të jashtëzakonshme të jetës nëntokësore që njerëzit kanë udhëhequr atje për shekuj, në luftën e tyre për mbijetesë.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Pse e sheh në ëndërr ish-të dashurin?
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit