A është bërthama e Mërkurit e lëngshme, apo e ngurtë? Pse, në planetin më të vogël të sistemit tonë diellor, bërthama është kaq e madhe? Çfarë mundet të na tregojë neve planeti më i afërt me Diellin, mbi ekzistencën e sistemit tonë diellor?
Një mision europiano-japonez hapësinor, pa ekuipazh, i mbiquajtur “BepiColombo”, është nisur për në hapësirë mëngjesin e kësaj të shtune nga territori i Guianës Franceze, pikërisht për të hetuar mbi këto të mësipërmet dhe mistere të tjera.
“BepiColombo është si një kalorës i bardhë me të dhëna më të mira dhe më të sakta”, tha Alain Doressoundiram, një astronom i Observatorit të Parisit.
“Për të kuptuar formimin e Tokës, ne duhet të kuptojmë sesi janë formuar të gjithë planetet shkëmbore, përfshi Venusin dhe Marsin”, tha ai për “AFP”-në. “Mërkuri qëndron veçmas dhe nuk e dimë përse”, shtoi më tej ai.
Gjithsesi, përcjell tch, suita e instrumenteve në bordin e raketës “Ariane 5” do të duhet fillimisht të udhëtojë për 7 vite dhe të përshkojë 9 milionë kilometra për të mbërritur në destinacion.
Në deklaratën pas lëshimit të saj, “ArianeGroup” tha se sateliti doli me sukses nga fusha e gravitetit të Tokës dhe sapo kishte nisur udhëtimin e tij të gjatë, gjatë të cilit do të arrinte një shpejtësi deri në 40 mijë kilometra në orë.
Sipas Pierre Bousquet, një inxhinier në Qendrën Kombëtare për Kërkimet në Hapësirë në Francë dhe kreun e ekipit francez që ka kontribuuar për këtë mision, Mërkuri është “anormalisht i vogël”, duke nxitur kështu spekulimet se planeti thjesht i ka shpëtuar një përplasjeje masive në fillimet e hershme të tij.
“Një krater i madh i dukshëm në sipërfaqen e tij mund të jetë shenja e mbetur nga ajo përplasje”, është shprehur Bousquet.
Por, gjetja e së vërtetës mbi këtë është tashmë në listën e “gjërave për t’u bërë” të “BepiColombo”-s.
Një nga shpjegimet që mund të sjellë ky mision është fakti se, përse bërthama e Mërkurit përbën gati 55 për qind të përmasave të vet planetit, krahasuar me 30 përqindëshin e bërthamës së Tokës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” – brenda një kontejneri transporti
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj