LAJMI I FUNDIT:

Miss ‘plus size’, fituesja që rrënoi stereotipet për bukurinë femërore

Miss ‘plus size’, fituesja që rrënoi stereotipet për bukurinë femërore
(Foto: Instagram/Miss Universe Nepal)

Ajo ishte zgjedhur si vajza më e bukur në Nepal, ndërsa mesazhi i saj është ta duash veten ashtu siç je, sepse çdo femërështë e bukur në mënyrën e vet.

Miss Universe Nepali është 22-vjeçarja Jane Dipika Garrett, e cila do ta përfaqësojë vendin e saj në konkursin botëror këtë muaj në El Salvador.


Me fitoren hyri në histori si femra e parë ‘plus-size’ që fitoi titullin prestigjioz ‘Miss’ dhe do të jetë vajza e parë plus-size që do të konkurrojë në një konkurs botëror të bukurisë.

View this post on Instagram

A post shared by Jane Garrett (@jadedipika_)

Jane, e cila theu paragjykimet dhe të gjitha standardet e mëparshme tipike të bukurisë me fitoren e saj, është një infermiere dhe një sipërmarrëse. Në rrjetet sociale i ndërgjegjëson femrat për shëndetin mendor dhe përpiqet t’i ndryshojë standardet e bukurisë.

“Besoj se nuk ka vetëm një lloj standardi bukurie, se çdo femër është e bukur ashtu siç është”, beson vajza, misioni i të cilës është ta përfaqësojë jo vetëm veten në konkursin më të madh të bukurisë, por të gjitha femrat me linja të bujshme, që kanë mbipeshë dhe çrregullime të problemeve hormonale. Kështu, inkurajon të tjerat që ta duan trupin e tyre natyror dhe të jenë të sigurta në vetvete.

View this post on Instagram

A post shared by Jane Garrett (@jadedipika_)

Ajo nuk e priste fitoren, ndaj ishte e gëzuar dhe e tronditur në të njëjtën kohë, dhe më e lumtura sepse arriti të thyente stereotipet.

Para se të aplikonte në konkurs, ishte demotivuar nga pamja e jashtme dhe iu desh shumë kohë që ta pranonte veten ashtu siç është. Jane ka treguar në një rast se ka sindromën e vezores policistike, dhe gjatë pandemisë ka luftuar edhe kundër depresionit.

“U lëshova në ushqimin e pashëndetshëm, madje pija duhan. Megjithatë, papritmas pata një dëshirë të madhe për të ndryshuar, kështu që iu dorëzova rutinave të kujdesit për veten dhe literaturës pozitive. Me kalimin e kohës, shprehitë e shëndetshme u bënë pjesë e pandashme e jetës sime”, kishte deklaruar ajo. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Jane Garrett (@jadedipika_)