LAJMI I FUNDIT:

Misioni i (pa)drejtësisë

– Më trim e më i fortë është ai që lufton kundër padrejtësisë, sesa ai që bën padrejtësinë – Barleti

Me sistemin e organeve të drejtësisë, përkatësisht sistemin e drejtësisë kuptojmë një sistem të veçantë organesh dhe institucionesh shtetërore, që organizohen dhe funksionojnë jashtë organeve përfaqësuese dhe organeve ekzekutive e të administratës, të cilat ushtrojnë pushtetin gjyqësor si veprimtari shtetërore dhe dallohen për nga format dhe metodat e ushtrimit të saj, për nga parimet e organizimit dhe për nga veprimtari e tyre.


Në të shumtën e rasteve, qëndrimi ndaj të drejtës është qëndrim ndaj diçkaje që duhet zbatuar dhe nga ai qëndrim buron kuptimi i së drejtës. Mirëpo shume shpesh ndodh në vendin tonë qe njerëzit ndaj të drejtës të kenë një qëndrim si ndaj diçkaje “të huaj dhe të imponuar”. Nga ky qëndrim buron kuptimi i së padrejtës në Kosovë. Padrejtësia ekziston, atëherë kur drejtësia shtrembërohet. Me pastaj kërkohet një kohe shume e gjatë për ta ven drejtësinë. Mendimtarë të shumte mbrojnë pikëpamjen për të drejtën e të fortit, gjë qe praktika në vendin tonë i verifikon mendimet e tyre, sepse drejtësia shpeshherë ndodh qe të kërcënon jo me ligjin e arsyes, por me ligjin e privilegjit.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e së drejtës EULEX, arriti në Kosovë me ftesën e institucioneve të Republikës së Kosovës, në mënyrë qe të zbatoj ligjin dhe drejtësinë në përgjithësi. Ne ëeb faqen e këtij misioni thuhet se synimi kryesor i tij është t’i ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht në fushën e policisë, gjyqësisë dhe doganave. Qëllimi i misionit po sipas kësaj ëeb faqe nuk është të sundoj apo të administroj në Kosovë. Ky është një mision teknik i cili do të monitorojë, udhëzojë dhe këshillojë përderisa do të mbajë një numër të kufizuar të kompetencave ekzekutive. EULEX vepron në një kuadër të përgjithshëm të Rezolutës
1244 të Kombeve të Bashkuara dhe ka një zinxhir të njësuar komandues në Bruksel.

Ne njërën anë në faqen e EULEX-it në internet thuhet se qëllimi misionit nuk është të sundojë, ndërsa në anën tjetër theksohet se megjithatë ka kompetenca ekzekutive, gjë qe është kontradiktore. Edhe me keq se kaq, kur ky mision nuk na e njeh shtetin.

EULEX-i pas vendosjes në vendin tonë, çdo dite e me shume proklamonte vënien e drejtësisë dhe duke besuar qytetarët e Republikës së Kosovës se ndoshta vërtet do punojë për zbardhur krimet që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës, përkatësisht do të merret me reketizmin, pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore, korrupsionin dhe format tjera të krimit të organizuar etj etj. Në ketë drejtim, kryeprokurori i EULEX-it Teo Jakobs me 3 nëntor të vitit të kaluar deklaroj se për pak muaj do të ketë edhe arrestime për korrupsion dhe krim të organizuar, mirëpo ndodhi saktësisht e kundërta e asaj që deklaroj.

Ky mision pasi u vendos në vendin tonë, filloj të nënshkruaj protokollet me Serbinë, filloi ti dënojë ushtarë e ushtrisë së lavdishme çlirimtare, gjegjësisht vëllezërit Arsim e Burim Ramadani, Arben kiqina, me pastaj dënojë edhe Rrustem Mustafen, Latif Gashin dhe Nazif Mehmetin, ku këta të fundit i dënuan me 13 vjet burg dhe të gjitha këto dënime u benë me qellim të etiketimit dhe njollosjes së vlerave të luftës së UCK-së.

Kurse tanimë së fundit është rifilluar edhe gjykimi i motivuar politikisht kundër liderit të Lëvizjes “VETEVENDOSJE” Albin Kurti dhe pikërisht riaktualizimi i këtij procesi është fyerje për të gjithë ata shqiptar qe kemi pa me sytë tan se çfarë ndodhi me 10 shkurt 2007, kur rrugët e Prishtinës u lanë me gjak nga policia e UNMIK-ut.

Tashmë dihet fare mire se ata qe ishin fajtor për ngjarjet e 10 shkurtit 2007 janë policët rumunë të cilët jo vetëm qe ikën nga vendi i krimit, por edhe u dekoruan në vendin e tyre për vrasjet që kishin bërë.

Gjyqet politike kundër ushtareve te UCK-së dhe individëve që mendojnë ndryshe nga EULEX-i përfaqesojnë dhune kundër lirisë së fjalës, kundër vlerave të luftës së UCK-së, kundër sakrificës së kombit për liri, kundër synimeve për bashkim kombëtar.

Misioni i EULEX-it, kur ka të bëjë me dënimin e shqiptarëve është shume efikas dhe i shpejtë, ndërsa kur është fjala për serbet të cilët kanë kryer krime të luftës, kanë djegur pikat doganore, kanë vrare police ndërkombëtar dhe bëjnë kotrabandë dhe kriminalitet të organizuar i fut veshët ne “lesh”.

Një mision i tillë nuk i duhet Kosovës sepse është mision i (pa) drejtësisë, i diskriminimit, pabarazisë, i privilegjeve, sallatantit etj, dhe si i tillë nuk i duhet askujt e aq me pak vendit tonë.

Kosova ka nevoje për barazi, mosdiskriminim, liri të medieve dhe mbi të gjitha drejtësi.

(Autori është student i Fakultetit Juridik në studimet postdiplomike-Master, drejtimi civil si dhe absolvent në Departamentin e shkencave politike dhe administratës publike të UP-së. Kontakti: kushtrimi86@hotmail.com)