LAJMI I FUNDIT:

Mirela Gjikokaj shpërblehet me kontratë të re trevjeçare nga skuadra norvegjeze

Mirela Gjikokaj shpërblehet me kontratë të re trevjeçare nga skuadra norvegjeze
(Foto: kosovahandball.info)

Mirela Gjikokaj po kalon superformë në prag të grumbullimit me skuadrën e Kosovës, ndërsa me skuadrën Follo HK po marshon drejt elitës norvegjeze.

Follo udhëheq në tabelë me 41 pikë, ndërsa dy skuadrat e para në tabelë kalojnë në elitë e hendbollit në Norvegji.


Në ndeshjen e fundit, hendbollistja e Kosovës realizoi plot tetë gola, ndërsa shkëlqimin e vazhdoi me tetë asistime. Ajo u shpall më e mira e ndeshjes së fituar në udhëtim ndaj Fjellhammer me rezultat 32-25.

Disa prej golave të Mirelës ishin shumë të bukur dhe u shënuan nga më larg se nëntë metra.
Për formën e mirë që e ka kaluar këtë edicion, hendbollistja është shpërblyer me kontratë të re trevjeçare nga Follo.

Kontratën e ka firmosur tashmë. Ajo është prej bartëseve të lojës te skuadra norvegjeze e po ashtu edhe te Kosova.

Mirela e ka edhe një ndeshje të shtunën e më pas do të grumbullohet me Përfaqësuesen, me shpresë që formën e mirë ta vazhdojë në dy ndeshjet e forta ndaj Polonisë.

Në trend Auto

Më shumë
Ngau veturën nën ndikim të alkoolit, shoferja nga Michigan përfundoi me mjetin e varur në tabelën e komunikacionit

Ngau veturën nën ndikim të alkoolit, shoferja nga Michigan përfundoi me mjetin e varur në tabelën e komunikacionit

Auto
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!

Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!

EVs
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Auto
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të

Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të

Auto
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!

Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Kalo në kategori