LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Udhëzuesi për trajtim me Plazmë kovalescente të pacientëve me coronavirus

Miratohet Udhëzuesi për trajtim me Plazmë kovalescente të pacientëve me coronavirus

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se është miratuar Udhëzuesi për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me coronavirus, si terapi mbështetëse.

Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan Qendra për Transfuzion do të grumbullojë gjakun e personave që kanë kaluar COVID 19 dhe që kanë krijuar anti-trupa të mjaftueshëm, për çka tha se beson që qytetarët do të përgjigjen pozitivisht.


Lexoni të plotë postimin:

Kosova miraton Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse.

Në funksion të trajtimit të personave me COVID19, përpos masave dhe aplikimit të terapisë adekuate, në bashkëpunim me ekspertët, kam nënshkruar  ‘Udhëzues për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështesë’.

Grupi punues me përkushtim dhe në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin i cili në mënyrë adekuate udhëzon profesionistët shëndetësorë për përdorimin plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e COVID19, e cila ka krijuar anti trupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.

Shpresojmë që Plazma Kovalsecente, si terapi mbështetëse do të ndihmoj të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim   të tillë e i cili do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar sot.

Qendra për Transfuzion do të grumbullojë gjakun e personave që kanë kaluar COVID 19 dhe që kanë krijuar anti-trupa të mjaftueshëm për çka besoj që qytetarët do të përgjigjen pozitivisht.

Institucionet e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë Klinikën Infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me COVID-19, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmë Kovalescente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori