LAJMI I FUNDIT:

Miratohet buxheti i Radio Televizionit të Maqedonisë

Miratohet buxheti i Radio Televizionit të Maqedonisë

Komisioni kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji e ka miratuar buxhetin për shërbimin publik të Radio Televizionit të Maqedonisë.

Të ardhurat financiare për këtë vit do të jenë 822.500.000 denarë, për 32% më pak në krahasim me vitin e kaluar.


Prej të ardhurave të planifikuara, prej Buxhetit shtetëror janë siguruar 700 milionë denarë apo 0,5% e Buxhetit të RM-së.

Siç tha Smillka Janevska Sarkanjac, përfaqësuese e Këshillit programor të RTVM-së, ka paralajmërime paratë prej Buxhetit të rriten në 0,7%, por ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, Sarkanjac tha se në RTVM për sivjet duhet të ketë 90 punësime të reja në Shërbimin e dytë programor në gjuhën shqipe i cili duhet të fillojë me transmetim 24 orësh si edhe në kanalin e tretë për bashkësitë joshumicë./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori