LAJMI I FUNDIT:

Miratohet buxheti për shtatë komunat e Kosovës

Miratohet buxheti për shtatë komunat e Kosovës

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për aprovimin e kërkesës për miratimin e buxhetit për komunat Gjakovë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë pas miratimit të tyre nga kuvendet komunale.

Këtë vendim e ka arsyetuar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i cili theksoi se këto komuna kanë respektuar kufijtë buxhetor.

“Këto komuna kanë pasur vonesa në miratimin e buxhetit të kuvendeve komunave siç parashihet me kornizën ligjore, andaj, ligji e parash që edhe pse ne tashmë kemi miratuar buxhetin në dhjetor të vitit të kaluar për vitin 2022, duhet të procedojmë në kuvend edhe buxhetin për këto komuna, pra që janë me vonesë. Komunat i kanë dorëzuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve vendimet e kuvendeve komunale në fjalë mbi aprovimin e buxhetit dhe të gjitha dokumentet e nevojshme, duke përfshirë këtu tabelat 4.1, 4.2 dhe 4.3. Kështu të gjitha komunat i kanë respektuar kufijtë buxhetor”, tha Murati.


Kryetari i Komisionit, Armend Muja kërkoi që buxheti i shtatë komunave të miratuar me vonesë, të pasqyrohet në tabelat buxhetore të Ligjit për Buxhetin e Kosovës 2022.

“Buxheti për Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë, Gjakovë dhe Podujevë për vitin 2022 i aprovuar nga kuvendet komunale të pasqyrohet në tabelat buxhetore të Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2022, konstatoj që është miratuar”, ka shtuar ai.

Komisioni në mbledhjen e sotme ka formuar grupin punues lidhur me Shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akcizën në Produktet e Duhanit, si dhe grupin punues lidhur me Shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori