LAJMI I FUNDIT:

Minxhozi: Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shqipëri në drejtimin e duhur (Video)

Minxhozi: Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shqipëri në drejtimin e duhur (Video)

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti ka folur për bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Shqipëri. Ai këtë bashkëpunim e ka vlerësuar në rrugë të duhur, por që përballet me disa vështirësi.

“Është një bashkëpunim që ecën në drejtim të duhur, por me disa vështirësi. Nuk kemi një njohje të mire të tregjeve reciproke, duke mos qene kjo është problem zhvillimi i tregjeve. Ne duhet të harmonizohemi më mirë në këtë drejtim, sepse vullneti politikë nuk mjafton. Nuk është e mjaftueshme vetëm dëshira, mirëpo të zbërthehen edhe iniciativa”, thotë Minxhozi.


Sipas tij, element i rëndësishëm i bashkimit kombëtar është bashkimi ekonomik. “Një element i rëndësishëm i bashkimit kombëtar është bashkimi ekonomik, duke hartuar politika të përbashkëta doganore. Ne kemi bërë hapa përpara në aspektin e shkëmbimeve tregtare”, shtoi ai.

Ambasadori Minxhozi foli edhe për unifikimin e pikave doganore ndërmjet dyja vendeve.

“Po bëhen hapa të mira për unifikimin e pikave doganore dhe për një muaj do të fillojnë me pikë të përbashkët. Do të bëhet unifikimi i procedurave, por duhet ende që të paraqiten procedurat për më tutje. Nuk do të kemi Doganë të përbashkët, do të jetë një objekt i përbashkët, ku zyrtarët doganor do të punojnë së bashku”, thotë Minxhozi.

Porti i Durrësit për pikën doganore të Kosovës, sipas ambasadorit Qemal Minxhozi, është duke pritur palën kosovare.

“Ne e kemi krijuar të gjithë hapësirën në Porti i Durrësit që për pikën doganore të përdoret nga Kosova. Shqipëria nuk ka asnjë interes ekonomik nga ky port dhe për këtë pala kosovare duhet ta rregullojë këtë çështje”, tha ai.

Ai i ka komentuare edhe paralajmërimet e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, për protesta nëse nuk ndërmerren masa për lehtësimin e shkëmbimeve tregtare deri më 31 mars.

“Është e vërtet që Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka pasur takim me palën shqiptare, por nuk duhet të merren këto masa. Ajo që është e rëndësishme se është duke ecur në drejtimin e duhur. Po të marrim industrinë e verës, është dyfishuar në drejtim të Shqipërisë krahasuar vite më parë, nuk do të thotë se ato nuk pranohen”, ka thënë ambasadori Minxhozi. /Telegrafi/