LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Ziviq vizitoi verarinë “Petrovic” në Hoçë të Madhe

Ministrja Ziviq vizitoi verarinë “Petrovic” në Hoçë të Madhe

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, kanë vizituar verarinë “Petrovic”, në pronësi të Srdjan Petrovic, përfaqësues i gjeneratës së gjashtë nga familja Petrovic, e cila merret me prodhimin e rrushit dhe verës.

Familja Petrovic përveç prodhimit të verës, gjithashtu merret me turizmin rural.


“Me këtë rast, dëshiroj të inkurajoj të gjithë të rinjtë në zonat rurale që të ndjekin shembullin e familjes Petrovic, e cila me vite me shumë sukses merret me vreshtari dhe turizmin rural”, ministrja Ziviq.

Pasi vizitoi vreshtat dhe verarinë, Zivic theksoi se përmes programeve mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë, sektori i vreshtarisë dhe verarisë do të përkrahet vazhdimisht përmes subvencioneve dhe granteve investive. /Telegrafi/