LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Ziviq takoi ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler

Ministrja Ziviq takoi ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler dhe drejtorin e Agjencisë Austriake për zhvillim (ADA), Gunther Zimmer.

Ministrja Ziviq falënderoi ambasadorin për vizitën dhe me këtë rast e njoftoi me programet mbështetëse të MBPZHR-së, si dhe projektet që ministria do të zbatojë këtë vit.


Në takim është biseduar rreth mundësisë së realizimit të projekteve konkrete në fushën e bujqësisë, siç janë prodhimi organik, përkrahja e fermerëve të rinj, hapja e vendeve të reja të punës dhe mbështetja për zhvillimin e zonave rurale.

Ambasadori Pfandler me këtë rast theksoi rëndësinë e sektorit të bujqësisë për zhvillimin ekonomik dhe me këtë rast ofroi përkrahje përmes ekspertizës për avancimin e sektorit të bujqësisë ne Kosovë.

Ministrja Ziviq dhe Ambasadori Pfandler shprehën interesin e tyre të përbashkët për të inkurajuar zhvillimin e bujqësisë me qëllim të përmirësimit standardit jetësorë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori