LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Ziviq përcolli fushatën e korrje-shirjeve

Ministrja Ziviq përcolli fushatën e korrje-shirjeve
????????????????????????????????????

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq së bashku me bashkëpunëtorët e saj ka përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit të korrje-shirjeve në Komunën Graçanicës.

Me këtë rast, ministrja Ziviq ka uruar fermerët për korrje shirje të mbara gjatë këtij viti dhe theksoi se gjithmonë do të jenë pranë fermerëve, në mbështetje të tyre, për t’i plotësuar nevojat dhe kërkesat e tyre.


“Gruri së bashku me misrin janë kultura kryesore të bujqësisë dhe është me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për bujqësinë, por për tërë ekonominë e Kosovës. MBPZHR-ja edhe këtë vit do t’i përkrahë kultivuesit e grurit përmes subvencioneve me nga 150 euro per çdo hektarë të mbjellë”, ka thënë ministrja Zhiviq.

Ajo ka treguar se nga shuma totale e programit te subvencioneve që sivjet arrin në 25 milionë euro, për mbështetjen e drithërave të bardha janë ndarë 9.5 milionë euro, ndërkaq vetëm për kulturën e grurit 6.6 milionë euro.

Bazuar në statistikat e grumbulluara nga terreni, konstatohet se gjendja e sipërfaqeve të mbjella me drithëra të bardha e në veçanti me grurë është e kënaqshme dhe nga 50 mijë hektarë sipërfaqe të mbjella me grurë, pritet rendiment mesatar prej rreth 4 mijë kilogramë për hektarë.

Ndryshe, afati për aplikim për programin e subvencioneve për grurë dhe kultura tjera bujqësore dhe grante investive do të jetë i hapur deri më 12 korrik 2019. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori