Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic së bashku me bashkëpunëtorët e saj priti sot në një takim përfaqësuesit e Odës Afariste të Kosovës.
Në takim u diskutua lidhur me kërkesat e odës për ndryshimin e legjislacionit që ka të bëjë me shfrytëzimin e tokave pyjore.
Më këtë rast, ministrja Zivic është zotuar se do të angazhohet për mbështetjen e afaristëve të Kosovës në ushtrimin e veprimtarive të tyre ekonomike, të cilat sipas saj ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Odës Afariste të Kosovës kërkuan nga ministrja që të rishikohen afatet kohore të dhënies së tokave pyjore në shfrytëzim për ushtrimin e veprimtarive të tyre ekonomike, si dhe të rishikohen tarifat të cilat duhet të paguhen nga operatorët ekonomik, të cilët i shfrytëzojnë tokat pyjore përmes qiramarrjes.
Gjatë këtij takimi, ministrja Zivic ka theksuar se shumë shpejt do ta procedojnë edhe projektligjin e ri për pyje për shqyrtim dhe miratim, i cili do ta rregullojë në mënyrë më adekuate edhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tokave pyjore./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre