LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha i jep mbështetje të plotë Sfidave të Mijëvjeçarit

Ministrja Hoxha i jep mbështetje të plotë Sfidave të Mijëvjeçarit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim Koordinatorin Nacional të Sfidave të Mijëvjeçarit, Petrit Selimi dhe Alban Zogajn, ekonomist i këtij Programi.

Në takim u diskutua rreth gjetjes së mënyrave më të mira për krijimin e kushteve të favorshme për investime dhe krijimin e lehtësirave dhe mbështetjes ligjore në këtë fushë.


Në takim, ministrja Hoxha ofroi përkrahje dhe bashkëpunim dhe theksoi se sundimi i ligjit, efektiviteti dhe efikasiteti i gjykatave janë elementet kyçe në krijimin, përmirësimin dhe zbatimin e infrastrukturës ligjore për investime dhe ardhjen e investitorëve.

Selimi e uroi ministren Hoxha për pozitën e re dhe shfaqi përkushtimin për bashkëpunim në mes të këtyre dy institucioneve, njëherësh vlerësoi lartë përkrahjen e ofruar nga Ministrja për Programin Nacional të Sfidave të Mijëvjeçarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori