LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e re e Drejtësisë: Këto janë premtimet e Dhurata Hoxhës

Ministrja e re e Drejtësisë: Këto janë premtimet e Dhurata Hoxhës

Në një konferencë për media në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, zv.kryeministri Hajredin Kuçi, prezantoi para medieve ministren e re të Ministrisë së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Ai tha se Hoxha është kandidate e përgatitur për këtë pozitë pasi ka punuar në fushën e sigurisë që ka rëndësi të veçantë për Ministrinë e Drejtësisë.


“Është njëra ndër kandidatet më të përgatitura në këtë fushë. Me punën e saj do të krenohet drejtësia në Kosovë. Hoxha do të rrisë besimin për drejtësinë në Kosovë. Nga sot besoj se do të fillojë detyrën në kabinetin qeveritar. Hoxha ka qenë këshilltare e ish kryeministrit Thaçi, po ashtu edhe e kryekyvendarit Veseli”, ka thënë ai.

Ndërsa, ministrja e re në Ministrinë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha tha: “Më lejoni të falënderoj kryetarin (Kadri) Veseli, Kryesinë që unë të emërohem ministre. Besoj që përvoja dhe arsimimi amerikan do të më ndihmojnë në detyrën e re. Shpreh përkushtimin për luftë kundër krimit e korrupsionit mbi parimin se askush nuk është mbi ligjin”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori