LAJMI I FUNDIT:

Ministria subvencionon pesë Federata të Sportit

Ministria subvencionon pesë Federata të Sportit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po vazhdon me nënshkrimin e memorandumeve me federatat e sportit të Kosovës.

Në vazhdën e mbështetjes financiare për sportin e vendit, ministri Kujtim Gashi ka nënshkruar sot (e mërkurë) memorandume bashkëpunimi me Federatën e Volejbollit të Kosovës, Federatën e Karatesë të Kosovës, Federatën e Kick-Boksit të Kosovës, Federatën e Auto Sporteve të Kosovës dhe Federatën e Mundjes të Kosovës.


Federata e Karatesë u mbështetë financiarisht me 116 mijë e 803 euro për të cilën nënshkroi kryetari Ismet Krasniqi.

Me 212 mijë e 842 euro u mbështet Federata e Volejbollit dhe për këtë federatë memorandumin e nënshkroi kryetari Abedin Ibrahimi. Për Federatën e Kick Boksit memorandumin për mbështetje financiare në vlerën e 35 mijë e 420 eurove e nënshkroi kryetari i federatës Fatmir Makolli.

Federata e Auto Sporteve u mbështet me 37 mijë e 950 euro dhe për të nënshkroi kryetari i federatës Ismet Rexhepi.

Ndërkaq, për Federatën e Mundjes nënshkroi kryetari i federatës Naim Muja dhe u mbështet me mbi 46 mijë euro, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministri Gashi tha se me këto memorandume krijohen lehtësira që federatat të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë, të pavarura dhe në funksion të avancimit të mëtejmë të sportit të Kosovës.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e federatave e përgëzuan ministrin Gashi për punën që po bën në fushën e sportit, sidomos me memorandumet, me çka ndihmohet shumë veprimtaria e federatave dhe e sportit në përgjithësi.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori