LAJMI I FUNDIT:

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmon rrëzimin e aeroplanit në Belgorod

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmon rrëzimin e aeroplanit në Belgorod

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar rrëzimin e aeroplanit ushtarak në rajonin e Belgorodit në Rusi.

Bëhet fjalë për aeroplanin transportues Ilyushin Il-76 që transportonte 65 ushtarë ukrainas, që ishin zënë rob dhe ishin pjesë e shkëmbimit të burgosurve, transmeton Telegrafi.


“Po transportoheshin në Belgorod ku pritej të ndodhte shkëmbimi i të burgosurve”, u tha nga ministria ruse e Mbrojtjes.

Rrëzohet aeroplani ushtarak transportues rus në Belgorod, brenda tij gjendeshin 65 ushtarë ukrainas të burgosur
Lexo po ashtu Rrëzohet aeroplani ushtarak transportues rus në Belgorod, brenda tij gjendeshin 65 ushtarë ukrainas të burgosur

Në anën tjetër, rusët bënë të ditur se ekipet e hetimit kanë dalë në terren për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të këtij aeroplani.

Belgorodi është një rajon që shtrihet përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë, dhe ishte sulmuar disa herë muajve të fundit nga forcat ukrainase. /Telegrafi/