LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë fillon takimet konsultative për shqyrtimin e masave antiCOVID

Ministria e Shëndetësisë fillon takimet konsultative për shqyrtimin e masave antiCOVID
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka filluar takimet konsultative në lidhje me masat antiCOVID.

Një takim i tillë është mbajtur të mërkurën, ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar për Telegrafin se masat janë duke u shqyrtuar.


“Po, ka pasur takime. Sot nuk pritet të merret ndonjë vendim në lidhje me masat antiCOVID-19 dhe është herët të flitet për këtë”, thanë për për Telegrafin nga Ministria e Shëndetësisë.

Komiteti antiCOVID-19 gjatë ditës së djeshme kishte pasur një takim për shqyrtimin e masave.

Ndryshe, fillimi i muajit janar ka shënuar edhe rritjen e rasteve me coronavirus në vendin tonë. Në pesë ditët e para të vitit 2022 në Kosovë u konfirmuan gjithsej 329 raste të reja, ndërsa është shënuar edhe një viktimë, duke çuar në 2,991 numrin e personave që kanë humbur jetën nga virusi në Kosovë.

Më datën 1 janar, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë konfirmuar 47 raste të reja me coronavirus, dhe 1 rast i vdekjes.

Vetëm në pesë ditët e para të janarit në Kosovë u konfirmuan 329 raste me COVID-19
Lexo po ashtu Vetëm në pesë ditët e para të janarit në Kosovë u konfirmuan 329 raste me COVID-19

Më datën 2 janar u konfirmuan 29 raste, kurse më 3 janar u konfirmuan 38 raste, transmeton Telegrafi.

Rritje të rasteve me coronavirus pati më datën 4 janar, ku gjithsej u konfirmuan 108 raste, dhe me datën 5 janar u konfirmuan 107 raste.

Komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19, vazhdon të jetë Prishtina, gjithsej raste aktive 226. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Sociale
Kalo në kategori