LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës do të përkrah projektet rrugore në Klinë

Ministria e Infrastrukturës do të përkrah projektet rrugore në Klinë
????????????????????????????????????

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Kadriu, vizitoi Komunën e Klinës. Lekaj u prit nga kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj dhe diskutuan për planet infrastrukturore.

Pas këtij takimi Lekaj dhe Elezaj, që të dy nga partia e Ramush Haradinajt, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projekteve të përbashkëta në këtë komunë.

Ministri Lekaj bëri të ditur se kjo ministri ka mbështetur projekte me vlerë prej 2 milionë e 200 mijë euro për Komunë e Klinës.

“Ne po e vazhdojmë traditën dhe mbështetjen për të gjitha komunat që kanë impakt pozitiv tek qytetarët, duke e ditur gjendjen e infrastrukturës rrugore në Klinë dhe mendoj që ky memorandum i mirëkuptimit apo mbështetje e këtyre projekteve do të ndikoj pozitivisht tek qytetarët. U zotuam tek kryetari që ne do të mbështesim edhe shumë projekte tjera përpos kësaj shifre që është afro 2 milionë e 200 mijë euro. Në të ardhmen do t’i mbështesim projektet tjera, kryetari i Komunës së Klinës me bashkëpunëtor do të kenë mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Qeverinë Haradinaj për mbështetje edhe në segmente të tjera”, deklaroi ministri Lekaj, bëhet e ditur në njoftimin dërguar mediave.

Kryetari i Klinës Zenun Elezaj foli për projektet e reja infrastrukturore të komunës që ai udhëheq.

“Jemi në mbështetje të projekteve të cilat kanë qenë në vazhdimësi, por edhe projekte të reja që do fillojnë në infrastrukturë për komunën e Klinës e që kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugës Sferkë-Përqevë, tranzitit apo unazës së qytetit e cila do të fillon së shpejti me firmosjen e këtij memorandumi, rrugët e fshatit Poterq, rrugët e fshatit Krushevë e Madhe dhe pjesë të rrugëve të tjera të cilat kanë filluar vitin e kaluar dhe do të vazhdojnë edhe këtë vit”, tha Elezaj. /Telegrafi/