LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës: Ka vështirësi në qarkullim megjithatë rrugët janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës: Ka vështirësi në qarkullim megjithatë rrugët janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugës që janë në menaxhimin e saj janë të kalueshme.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani, duke shtuar se ka vështirësi në qarkullim.


“Të gjitha rrugët e Kosovës, sipas informatave nga terreni në shtatë regjione, janë të kalueshme, ka vështirësi, por asnjë nuk është e bllokuar. Mirëmbajtja e me kripë është e mirë, po reagojnë me borë pastrues. Erërat kanë sjellë vështirësi, duke sjell ortekë të borës”, tha Osmani.

Bora vështirëson lëvizjen e automjeteve në autostradën 'Ibrahim Rugova'
Lexo po ashtu Bora vështirëson lëvizjen e automjeteve në autostradën 'Ibrahim Rugova'

Nga fotot dhe videon e dërguar nga një lexues i Telegrafit, shihet se në autostradën “Ibrahim Rugova” ka prezencë të madhe të borës. /Telegrafi/