LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës investon 1,5 milion euro në Skenderaj

Ministria e Infrastrukturës investon 1,5 milion euro në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projekteve në Skenderaj.

“Me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, kam nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, për realizimin e tetë projekteve kapitale në infrastrukturën tonë lokale, në vlerë prej 1 milion e 560 mijë euro”, ka thënë Jashari, përmes një postimi në Facebook.


“E falënderoj ministrin Lekaj, për këtë mbështetje, të cilin e sigurova se këto mjete financiare, do të investohen në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve të Komunës së Skenderajt, duke i respektuar kriteret më të larta në përputhje me afatet kohore.

Brenda pak kohësh do të nisim projektet që kanë vazhdimësi të realizimit edhe në vitet e ardhshme, e të cilat kanë për synim zhvillimin e Skenderajt”, ka shkruar Jashari. /Telegraf/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori