LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë: Qytetarët t’i adresojnë ankesat për çdo keqpërdorim me çmimet

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë: Qytetarët t’i adresojnë ankesat për çdo keqpërdorim me çmimet

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës që edhe në ditët festive, të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim apo manipulim lidhur me çmimet në treg.

“Qytetarët inkurajohen të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën: https://konsumatori.rks-gov.net/ .


Mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/