LAJMI I FUNDIT:

​Ministria e Financave sqarohet rreth përzgjedhjes së bizneseve përfituese për subvencionimin e pagave

​Ministria e Financave sqarohet rreth përzgjedhjes së bizneseve përfituese për subvencionimin e pagave

Ministria e Financave njofton për mënyrën e përfitimit nga masa 1.1 e vendimit të Qeverisë së Kosovës, që ka qëllim mbështetjen e biznesit për një pjesë të subvencionimit të pagave.

MF-ja thotë se të gjitha bizneset përfituese janë përzgjedhur vetëm mbi bazën e kritereve objektive dhe të dhënave të deklaruara nga tatimpaguesit në sistemin EDI të ATK-së, duke prerë datën 28 shtator 2020.


“Asnjë ndryshim i të dhënave nga tatimpaguesit në sistemin e ATK-së pas datës së marrjes së vendimit të Qeverisë (28.09.2020), nuk është marrë parasysh, përveç përditësimit të llogarisë dhe e-mail adresës, për çka iu është bërë thirrje vazhdimisht. Asnjë biznes nuk ka aplikuar dhe as nuk ka dërguar asnjë të dhënë apo informacion tek Komisioni Ndërministror apo MF/ATK. Përpunimi i të dhënave me qëllim të aplikimit të kritereve të zbërthyera nga Komisioni është bërë përmes veglave elektronike, duke u fokusuar vetëm në sektorin/aktivitetin e deklaruar nga tatimpaguesi, bazuar në numrat unik identifikues”, thuhet në njoftimin e MF-së, përcjell Telegrafi.

Sipas MF-së, subvencionimi për një biznes në bazë të këtyre kritereve është bazuar në numrin e të punësuarve, vetëm si një referencë objektive për të ndarë në mënyrë të drejtë, objektive dhe të barabartë subvencionimin prej 60 milionë euro.

Ekzekutohet edhe pjesa e dytë e mjeteve për bizneset në kuadër të Fondit të Rimëkëmbjes
Lexo po ashtu Ekzekutohet edhe pjesa e dytë e mjeteve për bizneset në kuadër të Fondit të Rimëkëmbjes

Në rastin e bizneseve më të mëdha, në zbatim të vendimit të Qeverisë [datë 12.10.2020], kur bizneset kanë deklaruar më shumë se 50 punëtorë të deklaruar në dhjetor 2019 dhe kur zvogëlimi i numrit të deklaruar në ATK në raport me muajin korrik 2020 ishte mbi 5 për qind, për referencë për subvencionim është marrë numri i deklaruar në dhjetor/2019, duke reduktuar/zvogëluar subvencionimin për numrin e zvogëluar të punëtorëve gjatë 2020. /Telegrafi/