LAJMI I FUNDIT:

Ministria e financave e Maqedonisë kërcënohet me padi penale

Ministria e financave e Maqedonisë kërcënohet me padi penale

Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) do të paditë Ministrinë e financave të Maqedonisë, nëse për 8 ditë nuk do të paguhen paratë ndaj ASHMAA-së, për monitorimin medial të zgjedhjeve që duhej të mbahen, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjithsej duhet të paguhen rreth 12 mij euro, shumë kjo që Agjencia ua ka 76 punëtorëve të jashtëm, për mbikëqyrje, telefonata dhe udhëtime. Afati i pagesës së këtyre punëtorëve skadon nesër./Telegrafi/