LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave: Me ankandet financohet deficiti në pajtim me buxhetin

Ministria e Financave: Me ankandet financohet deficiti në pajtim me buxhetin

Ministria e Financave sot informoi se buxheti këtë vit, si dhe në vitet e kaluara është planifikuar me deficit buxhetor, që do të thotë se sipas tyre, shpenzimet janë më të mëdha se të ardhurat dhe kjo është praktikë për ekonomitë në zhvillim përmes konsumit publik ta stimulojë rritjen ekonomike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deficiti buxhetor financohet nga burimet e brendshme dhe të jashtme, siç është theksuar edhe në buxhet. Burimet e brendshme për financim të deficitit buxhetor janë letrat shtetërore me vlerë. Do të thotë dallimi nga ajo që sot është nënvizuar në ankand të letrave shtetërore me vlerë dhe ajo që nesër do të kthehet në ekonomi në bazë të skadimit për kthim të letrave shtetërore me vlerë do të shfrytëzohet për financimin e deficitit buxhetor, të paraparë me buxhetin për vitin 2017”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Financave, pas akuzave të sotme të LSDM-së për borxhin e ri të shtetit.


Nga Ministria e Financave përkujtojnë se letrat shtetërore me vlerë janë vendosur në vitin 2004 dhe për dallim prej sot kur interesi është 2%, atëherë ai ka arritur 11%./Telegrafi/

LSDM: Borxhi i ri është i palejueshëm, duhet të ketë përgjegjësi për dëmin ndaj qytetarëve
Lexo po ashtu LSDM: Borxhi i ri është i palejueshëm, duhet të ketë përgjegjësi për dëmin ndaj qytetarëve