LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Ekonomisë u bën thirrje hoteleve të aplikojnë në Thirrjen publike për pushim të organizuar për punëtorët me të ardhura të ulëta

Ministria e Ekonomisë u bën thirrje hoteleve të aplikojnë në Thirrjen publike për pushim të organizuar për punëtorët me të ardhura të ulëta

Ministria e Ekonomisë shpalli thirrje publike për paraqitje të interesit nga objektet hotelierike për akomodimin e mysafirëve që do të marrin certifikatën në vlerë prej 15,000 denarë, për pushim të organizuar për punëtorët me të ardhura të ulëta.

Thirrja publike u shpall në përputhje me Programin për Mbështetjen e Turizmit të Brendshëm për punëtorët me të ardhura të ulëta në Republikën e Maqedonisë dhe qëllimi kryesor i kësaj mase është që të mundësojë që njerëzit me të ardhura të ulëta të shfrytëzojnë pushimet vjetore në qendrat turistike të Republikës së Maqedonisë, ndërsa drejtpëdrejtë ndihmojmë qendrat turistike në rritjen e ngarkesës së punës jashtë sezonit turistik.


Të drejtë për të marrë pjesë në thirrjen publike kanë të gjitha objektet e kategorizuara të hotelerisë për akomodim – hotelet në Republikën e Maqedonisë. Për raportimin e interesit për akomodim, objektet hoteliere në Ministrinë e Ekonomisë duhet të dorëzojnë një formular të plotësuar aplikimi – Aplikimi për shfaqje të Interesit (formular i gatshëm) dhe një ofertë për përdorimin e Certifikatës në vlerë prej 15,000 denarësh.

Formulari i kërkesës për shfaqjen e interesit për shfrytëzimin e fondeve për pushim të organizuar, mund të merret në arkivat e Ministrisë së Ekonomisë ose të shkarkohet nga faqja e internetit të Ministrisë së Ekonomisë.

Kërkesat me dokumentacion të plotë dorëzohen në Ministrinë e Ekonomisë, personalisht ose me postë në adresën “Juri Gagarin”, nr. 15, Shkup, jo më vonë se 12 mars 2018.

Vitin e kaluar, kur kjo masë u zbatua për herë të parë, përfaqësuesit e hotelerisë dhe turizmit shprehën një interes të madh, ku më shumë se 60 hotele nga i gjithë vendi aplikuan për thirrjen publike./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Drejtësi
Kurti udhëton për në Turqi, do të takohet me presidentin Erdogan

Kurti udhëton për në Turqi, do të takohet me presidentin Erdogan

Lajme
Hapja e Urës së Ibrit pritet të diskutohet në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut

Hapja e Urës së Ibrit pritet të diskutohet në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut

Elfije Boletini
Surroi për letrën e Gërvallës: E gabuar, në kohë të gabuar, me përmbajtje të gabuar

Surroi për letrën e Gërvallës: E gabuar, në kohë të gabuar, me përmbajtje të gabuar

Lajme
Vdes një shtetas i huaj në Kosovë, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Vdes një shtetas i huaj në Kosovë, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Kronika e Zezë
Palestinezi dhunon dhe godet me thikë shqiptaren në Athinë, 33-vjeçarja gjendet e lidhur dhe e gjakosur nga policia

Palestinezi dhunon dhe godet me thikë shqiptaren në Athinë, 33-vjeçarja gjendet e lidhur dhe e gjakosur nga policia

Lajme
Kalo në kategori