LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë: Së shpejti 10 milionë euro grant nga Banka Botërore për sistemin e ujitjes

Ministria e Bujqësisë: Së shpejti 10 milionë euro grant nga Banka Botërore për sistemin e ujitjes
Foto: Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se Banka Botërore do t’i ndajë 10 milionë euro grant për sistemin e ujitjes.

Sipas MBZHR-së, ky grant do të jetë në kuadër të fondeve të Bashkimit Evropian.


“Me qëllim që t’i adresojmë në mënyrë sa më efikase sfidat e sektorit, Banka Botërore si një partner i rëndësishëm vijon ta mbështes vendin tonë nëpërmjet instrumenteve financiare dhe asistencës teknike, me ç’rast kam kënaqësinë që së shpejti përmes fondeve të Bashkimit Evropian dhe partnerit implementues, Bankës Botërore do ta nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi për një grant të ri në vlerë prej 10 milionë euro për investime në ujitje”, ka thënë ministri Faton Peci pas takimit me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Massimiliano Paolucci.

Po ashtu, MBZHR-ja dhe BB-ja kanë biseduar rreth mundësive të thellimit të bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve bujqësore të vendit. /Telegrafi/