LAJMI I FUNDIT:

Shtupeqi i Pejës vatra më serioze e zjarreve, KFOR-i angazhon disa helikopterë

Shtupeqi i Pejës vatra më serioze e zjarreve, KFOR-i angazhon disa helikopterë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se aktualisht Kosova vazhdon të jetë e përfshirë në disa vatra zjarri, në disa lokalitete të ndryshme.

MPB njofton se vatra e cila për momentin është më serioze, është fshati Shtupeq i Pejës.


“Në të gjitha vatrat e zjarrit janë të angazhuara me kapacitet të plotë të gjitha Institucionet përgjegjëse, të cilat po koordinohen nga Qendra Operative e MPB-së. Në shuarjen e zjarreve janë të angazhuar: Ekipet Zjarrfikësve, Policia e Kosovës, pjesëtarët e FSK-së, Ndërmarrjet Publike dhe po ashtu një ndihmë të madhe nga ajri janë duke e dhënë pjesëtarët e KFOR-it, që po ndihmojmë përmes helikopterëve në shuarjen e zjarreve”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB.

FSK dhe KFOR-i amerikan mobilizohen për shuarjen e zjarreve në Kosovë
Lexo po ashtu FSK dhe KFOR-i amerikan mobilizohen për shuarjen e zjarreve në Kosovë

Ministria e Brendshme thotë se Policia e Kosovës është angazhuar seriozisht në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat që kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo do të shkaktojnë në të ardhmen do të përballen me ligjin.

“Sot rreth orës 12:10, është pranuar një informatë për një zjarr afër varrezave në fshatin Babimovc të Obiliqit. Pasi zjarrfikësit kanë fikur zjarrin, patrullat policore kanë arrestuar si të dyshuar një person, të cilit me urdhër të prokurorit i është iniciuar rasti si zjarrvënie”.

Suhareka në gjendje të rëndë, zjarr në 5 vatra
Lexo po ashtu Suhareka në gjendje të rëndë, zjarr në 5 vatra

Ministria e Punëve të Brendshme, ju bën apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes, që në asnjë rast mos të ndezin zjarre dhe të jenë të kujdesshëm për mënyrën se si do të sillen ndaj ambientit me rrezik për përhapje të zjarreve.

Policia thotë se do të jetë e pa kompromis ndaj zjarrvënieve të qëllimshme, apo nga neglizhenca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori