LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Arsimit u bën thirrje arsimtarëve të shkollave fillore dhe të mesme që të vazhdojnë mësimin

Ministria e Arsimit u bën thirrje arsimtarëve të shkollave fillore dhe të mesme që të vazhdojnë mësimin

Nga Ministria e Arsimit thonë se interesi më i mirë i fëmijëve duhet të jetë në rend të parë, sepse e drejta për arsimim e çdo fëmije është e drejtë e garantuar me kushtetutë.

“Humbja e mësimit në kushte si kjo pandemi, kur Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës bënë përpjekje maksimale për normalizimin e procesit arsimor, nuk i sjell dobi askujt, e më së paku nxënësve. Prandaj u bëj thirrje arsimtarëve të shkollave fillore dhe të mesme që të vazhdojnë mësimin, nxënësit të kthehen në shkolla, ku e kanë vendin. Kjo është e nevojshme kryesisht për të mbështetur nxënësit tuaj në një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së tyre. Ata kanë nevojë për ju tani në këtë periudhë kur përgatiten për të vazhduar shkollimin në shkolla të mesme, për të dhënë provimet profesionale dhe maturën shtetërore, nga e cila varet e ardhmja e tyre e mëtejshme arsimore dhe regjistrimi në universitete brenda dhe jashtë vendit. Me një proces të ndërprerë arsimor, e gjithë kjo nuk mund të realizohet brenda afateve të përcaktuara dhe është në dëm të nxënësve të klasave të nënta dhe maturantëve aktualë, por edhe gjithë nxënësve tjerë”, thuhet në njoftimin e MASH-it.


Ata shtojnë se qeveria dhe përfaqësuesit e SASHK-ut janë marrë vesh që në fundjavë të përcaktojnë përqindjen e rritjes së pagave që do të planifikohet dhe potencialisht do të realizohet me rebalansin e buxhetit, pas së cilës nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të hënën do të kthehen në bankat shkollore. Sindikata duhet të ketë besim tek institucionet, sepse edhe më parë përmes dialogut partnerik u arrit rritje e pagave të arsimtarëve prej 21%.

“Qeveria dëshiron të plotësojë kërkesat e kuadrit arsimor. Duam të gjejmë zgjidhje të përbashkët afatgjate me të cilën do të sigurojmë rritje të vazhdueshme të pagave në arsim, por edhe do të garantojmë statusin ekonomiko-social të kuadrit. Tani gjëja më e rëndësishme është që fëmijët të kthehen në shkolla, kurse dialogu të vazhdojë”, thonë nga MASH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajme
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar

Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kalo në kategori