LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Arsimit: Jemi informuar për presione të shumta politike në shkolla – dyert e shkollave nuk duhet të mbyllen

Ministria e Arsimit: Jemi informuar për presione të shumta politike në shkolla – dyert e shkollave nuk duhet të mbyllen

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se sot më 1 shtator, kur është dashur të fillojë viti ri shkollor, shumica e shkollave në Kosovë nuk kanë mbajtur mësim për shkak të grevës së shpallur nga Bashkimi i Sindikatave të pavarura të Kosovës (BSPK).

MASHTI, përmes një komunikate, ka bërë të ditur se “përkundër se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, nga informatat jo të plota, kryesisht komunikim i zyrtarëve të MASHTI me zyrtarë komunal jemi informuar që shumica e shkollave në Kosovë nuk kanë mbajtur mësim për shkak të grevës së shpallur nga BSPK”.


“Sipas të dhënave të Ministrisë, situata dallon nga shkolla në shkollë, ku në disa ka nisur procesi mësimor e në disa të tjera mësimi është mbajtur pjesërisht. Po ashtu, si Ministri e Arsimit jemi të informuar për presione të shumta politike tek shkollat”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

1 shtatori i gjen nxënësit në shtëpi për shkak të grevës, mirëpo jo të gjitha shkollat e zbatuan atë në Prishtinë
Lexo po ashtu 1 shtatori i gjen nxënësit në shtëpi për shkak të grevës, mirëpo jo të gjitha shkollat e zbatuan atë në Prishtinë

Më tej në komunikatën e MASHTI-t thuhet se “duke respektuar të drejtën e atyre që janë në grevë presim që të respektohet edhe e drejta e mësimdhënësve të cilët nuk janë në grevë dhe duan të punojnë”.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit edhe njëherë ju bënë thirrje Drejtorive Komunale të Arsimit që t’i përgjigjen obligimit dhe të mbajnë komunikime në vijë institucionale rreth vijueshmërisë së procesit mësimor në shkolla”.

“Dyert e shkollave nuk duhet të mbyllen. Humbja e mësimit është cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se sindikalistët që janë në grevë nuk mund të paguhen “për punën që nuk e bëjnë”.

Gjatë një ngjarjeje në Gjakovë, në ditën e përurimit të abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, Kurti foli për grevën e punonjësve të arsimit dhe shërbyesve civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës, të cilët janë në grevë nga 25 gushti.

“Njerëzit duhet të paguhen për punën që e bëjnë sipas meritës. Nuk duhet të paguhen për mospunën. Kjo është jo vetëm një çështje e ligjit, jo e Qeverisë, por është një çështje e arsyes të shëndoshë njerëzore. Secili prej nesh jemi punëtorë, nuk jemi pronarë, paguhemi për punën”, tha Kurti.

Reagimi i Kurtit vjen një ditë pas njoftimit të bërë nga ministri i Financave, Hekuran Murati, që tha se autoritetet kompetente kanë bërë ekzekutim të pjesshëm të pagave për muajin gusht. Kjo për arsye se nuk është përditësuar me kohë lista e personelit që ka punuar deri në fund të muajit.

Mësimdhënësit afat Muratit: Nëse nuk i ekzekutoni pagat deri nesër të padisim sërish
Lexo po ashtu Mësimdhënësit afat Muratit: Nëse nuk i ekzekutoni pagat deri nesër të padisim sërish

Murati po ashtu tha se përditësim i listës së pagave është i nevojshëm pas grevës që kanë nisur sindikalistët.

Për ekzekutimin e pjesshëm të pagave, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, bëri të ditur më 1 shtator se kanë ngritur kallëzim penal.

Sindikalistët insistojnë se do të jenë në grevë deri në plotësimin e kërkesave nga Qeveria.

Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve, drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

Kurti bëri të ditur se projektligji ndodhet në diskutim paraprak dhe pas një jave do të jetë në diskutim publik.

Pasi të kalojë diskutimet, ai duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend. Pas kësaj, publikohet në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në këtë gazetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori