Ministria e Arsimit dhe Shkencës mirëpret vendimin e SASHK-ut: Jemi të gatshëm të vazhdojmë negociatat
Ministria e Arsimit dhe Shkencës mirëpret vendimin e sotëm të SASHK-ut për ndërprerjen e grevës, e cila para së gjithash është në interes të nxënësve dhe vazhdimësisë së procesit arsimor dhe që siguron të drejtën e garantuar me Kushtetutë për arsimim të fëmijëve.
“Duke u nisur nga urgjenca për mbrojtjen e interesit publik të qytetarëve, të drejtën për arsimim dhe pasojat që mund të ndodhin në rast të ndërprerjes së këtij procesi, si dhe duke marrë parasysh kërkesat e SASHK-ut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vepruar në përputhje me me Ligjin për zgjidhjen paqësore të kontesteve të punës dhe sot i ka dërguar kërkesë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për caktimin e pajtuesit në këtë proces. Me këtë vendim Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh gatishmërinë për të vazhduar procesin e negociatave me partnerët socialë dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të gjithë në këtë rast”, thonë nga MASH.
Sipas tyre, Ministria, përkatësisht Qeveria, janë dhe do të jenë partnerë të sindikatave, duke ofruar dialog social me qëllim të promovimit të të drejtave të punës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në atë proces jemi të hapur për vazhdimësi bashkëpunimi dhe shkëmbim të mendimeve dhe qëndrimeve, qëllimi i të cilit do të kontribuojë në kushte më të mira të punës dhe edukatorë të motivuar, gjë që do të ndikojë edhe në ngritjen e cilësisë së arsimit.
Greva e përgjithshme e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) është ndërprerë, por mund të riaktivizohet, tha sot kryetari i Sindikatës Jakim Nedellkov./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'