LAJMI I FUNDIT:

Ministri Zharku përuron asfaltimin e rrugës Botushë – Koshare

Ministri Zharku përuron asfaltimin e rrugës Botushë – Koshare

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të përurojë sot përfundimin e punimeve të vazhdimit të asfaltimit të rrugës lokale Botushë – Koshare.

Ky projekt infrastrukturor i financuar nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej 725,252.49 eurosh ka një gjatësi prej 8300 metrash dhe gjerësi prej 5 metrash. /Telegrafi/