Ministri Tupançeski thotë se gjykimet online në Maqedoni po bëhen realitet
“Gjykimet online po bëhen realitet, ato do të reduktojnë korrupsionin dhe do të rrisin transparencën”.
Këtë e tha sot ministri i drejtësisë Nikola Tupançeski në Konferencën ndërkombëtare mbi digjitalizimin e gjyqësorit të mbajtur në Ohër. Sipas Tupançeskit, digjitalizimi i plotë do të realizohet në mbi 186 salla të gjykimit në 34 gjykata.
“Qytetarët shpeshherë e perceptojnë drejtësinë e vonuar si padrejtësinë më të madhe dhe digjitalizimi në gjyqësor do të përshpejtojë procedurat në të gjitha nivelet, do të lehtësojë dorëzimin e provave dhe dokumenteve, komunikimin ndërmjet palëve të interesuara dhe institucioneve dhe do të rrisë sigurinë juridike dhe besimin e qytetarëve në gjyqësor”.
“Periudha në të cilën jetojmë, e veçanërisht dy vitet e fundit të pandemisë, izolimit dhe shërbimeve të reduktuara për qytetarët në të gjitha sferat, na kanë konfirmuar edhe një herë se progresi digjital duhet të vihet maksimalisht në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve”, tha ministri Tupançeski.
Ai informoi se në vitin 2022 për digjitalizim në gjyqësor janë paraparë 130 milionë denarë, prej të cilave 90 milionë denarë për blerjen e serverëve të rinj për 24 gjykata dhe Këshillin Gjyqësor, 20 milionë denarë për pajisjen e sallave të gjyqit për të siguruar funksionalitetin e pajisjeve audio dhe vizuale, regjistrimin e seancave gjyqësore dhe 20 milionë denarë për blerjen e kompjuterëve, printerëve dhe skanerëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Escobar: Shqiptarët e Kosovës janë shumë pro-amerikan, gjë që forcon dhe stabilizon marrëdhëniet tona
Kurti priti Pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit” bisedojnë për Projektligjin për liritë fetare
Deri me tani 313 serbë kanë konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251