LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Transportit kapet duke vozitur pa policën e sigurimit (Foto)

Ministri i Transportit kapet duke vozitur pa policën e sigurimit (Foto)

Humza Yousaf që është Ministër i Transportit në qeverinë e Skocisë, është ndaluar për një kontroll rutinë, kur është zbuluar se dokumentet e tij nuk janë në rregull.

Policia ka gjetur se ai nuk e ka policën e sigurimit, ndërsa ishte duke e vozitur makinën e një mikeshe, transmeton Telegrafi.


Së bashku me shoqërinë, ministri po kthehej nga një darkë kur i është tërhequr vërejtja për mungesën e dokumentit që i mbulon lëndimet apo dëmtimet gjatë ndonjë aksidenti.

Sidoqoftë, arsyetohet se është vetëm një lëshim teknik, si pasojë e shkurorëzimit nga gruaja, ndërsa ende dokumentet e tij nuk i janë kthyer normalitetit.

“Mbi të nuk do të rrëndojë ndonjë dënim, sepse ai ka imunitet dhe të gjitha kompensimet i bën Qeveria. Ministri sapo është ndarë nga bashkëshortja dhe shumicën e dokumenteve i kishte të përbashkëta”, thuhet në komunikatën e Ministrisë që drejton.

Ndryshe, ky problem është në mesin e kritikave ndaj tij, për përformansë të dobët dhe mungesë rregullimi të sistemit të hekurudhave. /Telegrafi/

Ministri Yousaf që u ndalua për shkak të mungesës së policës së sigurimit
Ministri Yousaf që u ndalua për shkak të mungesës së policës së sigurimit

Në trend Fun

Më shumë
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
U tregua i pakujdesshëm gjatë punës, burrit nga Bristoli iu rrokullis karroca me dhe

U tregua i pakujdesshëm gjatë punës, burrit nga Bristoli iu rrokullis karroca me dhe

Fun

"Përqafoi" mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror

Fun
Kërkimi vazhdon

Kërkimi vazhdon

Kalo në kategori