LAJMI I FUNDIT:

Ministri Qahil raporton kërcënime për jetën (Video)

Ministri Qahil raporton kërcënime për jetën (Video)

“Iu lajmërua kushëririt tim në telefon. ‘Unë jam vëllai i …. ku jeni ju tani’, pyeti ai!? ‘Ti, vëllai yt dhe Adnani do të vij tani me pistoletë dhe do ju vras të gjithëve”.

Kështu e filloi rrëfimin e tij, ministri pa resor Adnan Qahil, në një intervistë për “TV21”. Qahilin e kanë larguar të martën nga partia të cilën e krijoi Lëvizja e Turqve të Maqedonisë, edhe pse është kryetar nderi i saj. Arsyeja thotë se është e kundërta nga ajo që pretendon partia e tij, se ministri Qahil po hetohet për keqpërdorim të detyrës.


“Atë që unë dëgjova nga kryetari i partisë (v.j. Enis Ibrahim), kinse unë kam bërë reket apo kam bërë krim dhe në bazë të veprave kriminale kërkojnë shkarkimin tim, tash së fundmi, nuk qëndron ajo por, doli në opinion…Unë jam 100% i pafajshëm! Po të mos isha 100% i pafajshëm nuk do t’i padisja në gjykatë. Por, jam person që gjithmonë lë hapësirë secili të dëshmohet ashtu siç duhet. Nuk e përdori pozicionin tim si ministër, forcën apo pushtetin se mund të ndikoj në atë punë”, tha Adnan Qahil, Ministër pa resor.

Ministri pa resor, tha se në gusht i ka denoncuar në polici 3 veta në polici dhe ka paraqitur prova se ai dhe anëtarë të familjes së tij Qahil janë kërcënuar me jetë, dhe shantazhuar nga disa njerëz. Por, përkundër denoncimit të ministrit, ai na rrëfen se të dyshuarit që i akuzoi për këtë vepër, janë lënë të lirë nga organet e rendit.

Ministri Adnan Qahil i ndërlidh këto akuza edhe si revanshizëm politik nga bashkëpartiakët e tij, dhe se tentimi i tyre, që përmes “Facebook-ut” ta largojnë prej karriges së ministrit, do t’iu del huq.

Këtë thotë se e mbështet edhe me padinë që ua ka bërë gati për shpifje, meqë këmbëngul se nuk është në hetime.

Të hënën mbrëma, drejtori i policisë Arafat Muaremi si mysafir në TV21, tha se po heton një ministër, por Qahil tha se ai “është adresa e gabuar”, meqë asnjëherë s’është pyetur për çfarëdo dyshimi eventual për punën që bënë si ministër.

Adnan Qahil përjashtohet nga Partia e Lëvizjes së Turqve në Maqedoni
Lexo po ashtu Adnan Qahil përjashtohet nga Partia e Lëvizjes së Turqve në Maqedoni

Partia që themeloi Qahil po kërkon që ky ministër i kabinetit të Zoran Zaev të shkarkohet nga pozita, por Qahil thotë se këtë gjë nuk e vendos partia e tij, e cila e përjashtoi nga aradhet e veta./Tv-21/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori