LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Putinit filmohet duke çaluar dhe fshehur dorën – a ka pasur vërtetë sulm në zemër Shoigu?

Ministri i Putinit filmohet duke çaluar dhe fshehur dorën – a ka pasur vërtetë sulm në zemër Shoigu?

Ministri i Mbrojtjes i Vladimir Putin, Sergei Shoigu u pa dje duke çaluar nëpër një sallë në Bjellorusi, disa muaj pasi Kremlini mohoi pretendimet se ai kishte pësuar një atak në zemër.

Shoigu iu bashkua Putinit në Minsk, ku presidenti rus bëri vizitën e parë pas tre vjetëve tek aleatin i ngushtë, udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko.


Thashethemet filluan të qarkullojnë për Shoigun në muajin prill, kur ai “ishte zhdukur”, me disa që sugjeruan se gjenerali kishte pësuar një atak në zemër, të cilin Kremlini më vonë e mohoi.

Disa burime cituan si arsye për zhdukjen e tij se presidenti rus e la mënjanë për shkak të humbjeve në Ukrainë, raporton dailymail.

“Ai është në kujdesin intensiv, i lidhur me pajisje,” pohoi në atë kohë manjati i biznesit dhe armiku i Putinit, Leonid Nevzlin.

Në fillim të këtij viti, kishte pretendime se Shoigu ishte lënë mënjanë nga Putini dhe se ushtarët e tij vazhdimisht talleshin me të, deklaroi Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Kjo e fundit njoftoi në muajin gusht njoftoi se politikani që ka dhjetë vjet në pozicionin e mbrojtjes nuk është më i besuari dhe aleati i liderit që ka qenë më parë.

Shefi ushtarak rus nuk e informoi më drejtpërdrejt Putinin, por në vend të kësaj lideri rus u informua nga komandantët operacional, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Historia e

Historia e "semaforit me tri ngjyra" dhe a do të na duhet një ngjyrë e katërt, e re?

Botë
Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Botë
Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Botë
SHBA do të heqë

SHBA do të heqë "ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese" në Arabinë Saudite?

Botë
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Kalo në kategori