LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi për vizitë në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi për vizitë në Maqedoni

Sot dhe nesër për vizitë zyrtare në Maqedoni do të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, në takimin mes delegacioneve të Maqedonisë dhe Malit të Zi, që do të udhëhiqen nga Nikolla Dimitrov dhe Srgjan Darmanoviq, pritet të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe mes shteteve, bashkëpunimin rajonal, si dhe integrimet euroatlantike, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nga MPJ thonë se në kuadër të vizitë është paraparë të nënshkruhet marrëveshje për përparimin e marrëdhënieve pronësore-juridike./Telegrafi/