Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim njohës drejtorin e Komisionit për Miniera dhe Minerale, Ramiz Krasniqi.
Në këtë takim u bisedua për çështjet të cilat kanë të bëjnë mbrojtjen e resurseve natyrore të vend, ku bëhet fjalë për materialet gurore të cilat përdoren për ndërtimet e rrugëve.
Ministri Lekaj vlerësoi se Ministria e Infrastrukturës, është duke realizuar projekte të shumta për ndërtimin e rrugëve të reja në vend, si dhe theksoi se do të kërkojë nga kompanitë që të punohet sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, brenda asaj që përcaktohet me ligj për Ministrinë e Infrastrukturës. Ministri po ashtu tha se do të punohet në atë drejtim që të kërkohet përgjegjësi për të gjithë ata që i shkelin ligjet.
Ndërsa kryetari i këtij komisioni, Ramiz Krasniqi, kërkoi nga Ministri Lekaj që të arrihet një memorandum bashkëpunimi në mes të këtij Komisioni dhe Ministrisë së Infrastrukturës, ku kompanitë fituese për ndërtimin e rrugëve do të obligoheshin që materialin guror ta marrin vetëm nga kompanitë e licencuara, pasi që këto kompani njëherësh janë edhe kontribuues të buxheti të shtetit.
Në fund të këtij takimi u tha se në të ardhmen do të thellohet edhe më tutje bashkëpunimi në mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komisionit për Miniera dhe Minerale, me qëllim të ruajtjes nga eksploatimi ilegal i guroreve dhe nxjerrjes së rërës nga lumenjtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën