Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, ka pritur në një takim pune delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Donald Mishaxhiu dhe Julia Mackin.
Lekaj, ka falënderuar delegacionin duke i siguruar ata se Ministria e Infrastrukturës, nuk do të lejojnë vonesa të mëtejme në implementim të projekteve ku financon BERZH-i, por edhe të projekteve tjera nën menaxhimin e kësaj ministrie.
Ky takim u fokusua mbi modalitetet dhe veprimet që duhen ndërmarrë për shpronësimet e pronarëve formal dhe joformal, përgjatë traseve të rrugëve që do të ndërtohen, ndikimin socio-ekonomik tek pronarët, vënien e objektivave që duhen arritur si dhe vlerësimin e trafikut.
Pikë kryesore e diskutimit ishte trajtimi i barabartë i pronarëve formal dhe jo formal si dhe dëgjimi publik për të gjitha këto kategori, ku të dyja palët u dakorduan që këto kategori të trajtohen të barabarta në vlerësimet paraprake dhe të bëhen konsultime me ta nëpërmjet debateve publike.
Nga ky takim u konkludua që të tri komponentët e ndikimit socio-ekonomik, të përfshihen në vendimin përfundimtar si dhe të vazhdohet tutje me implementimin e projekteve sa më parë që të jetë e mundur.
Përfaqësuesi i BERZH-it, Donald Mishaxhiu, ka falënderuar Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, për angazhimin e tij, që procesi të ecën para, pa lënë anash edhe grupet punuese nga Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimit në Pronë dhe ekspertët nga kompania konsulente. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Qeveria insiston se Rregullorja e BQK-së s’do të ndryshohet, opozita kërkon koordinim me aleatë
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin