LAJMI I FUNDIT:

Ministri Latifi: Me rëndësi “kthimi i trurit” i profesionistëve shëndetësor

Ministri Latifi: Me rëndësi “kthimi i trurit” i profesionistëve shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi mori pjesë sot virtualisht në Konferencën e XI-të Ndërkombëtare Evropiane në Kopenhagen, ku të pranishëm ishin përfaqësues diplomatik të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe të ftuar të tjerë special nga vendet e ndryshme të botës

Kjo konferencë u organizua nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë me temë “Mjekësia në Danimarkë flet SHQIP.”


Ministri Latifi në adresimin e tij foli për sistemin shëndetësor në Kosovë, zhvillimin, planet dhe synimet e tij për të ardhmen për vitet në vazhdim.

Ai theksoi se në agjendën e tij të punës dhe të avancimit të sistemit shëndetësor janë shtatë objektiva kryesore, e në mesin e tyre janë edhe krijimi i Sistemit Informativ Shëndetësor, Sigurimet Shëndetësore, krijimi i Qendrës së Traumës, Qendrave Ekselente të Kujdesit Shëndetësor, etj.

Një çështje tejet me rëndësi që Ministri Latifi e potencoi në këtë konferencë ishte edhe kthimi i trurit dhe bashkëpunimi i profesionistëve shëndetësor shqiptarë nga diaspora, të cilët kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën e tyre të kontribuojnë në Kosovë, për të ndihmuar përmirësimin dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Përndryshe, në këtë konferencë, përpos temës kryesore u diskutua edhe për menaxhimin e urgjencave mjekësore, si në ato spitalore, ambulantore etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori