Ministri i Kulturës Asaf Ademi, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Shqipërisë, në Tiranë u takua me Ministren e Kulturës të Shqipërisë, Mirela Kumbaro.
Në takim, siç kumtoi Ministria e Kulturës, Ademi dhe Kumbaro kanë potencuar relacionet e shkëlqyeshme në fushën e kulturës mes dy vendeve që është vërtetuar edhe me nënshkrimin e programit për bashkëpunim kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë për periudhën 2015-2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, Ademi dhe Kumbaro kanë tërhequr bashkëpunimin e mirë në të gjitha aktivitetet e kulturës mes Maqedonisë dhe Shqipërisë që vërteton edhe me aktivitetet e shumta të realizuara në fushën muzikore, folklorike, tetarit dhe që rezultoi me numër të madh të turneve të artistëve nga Maqedonia dhe Shqipëria, si dhe vizita reciproke të artistëve nga Shqipëria në festivalet ndërkombëtare në Maqedoni.
Nga Ministria theksojnë se edhe një dokument i rëndësishëm ku zhvillohen relacionet në fushën e kulturës është memorandumi i nënshkruar për bashkëpunim mes Galerisë Kombëtare të Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë me të cilin vendoset në funksion resurset hapësinore dhe intelektuale të të dy institucioneve për realizimin e projekteve, hetimeve, hapësira artistike, seminare, ligjërime etj.
Ministri Ademi sonte në Galerinë e Arteve në Tiranë do të marrë pjesë në hapjen solemne të ekspozitës Flaka Haliti, “Here – or rather there, is over there”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur