LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm i Ukrainës nuk mohon pretendimet se vendi i tij është përfshirë në sulmin ajror në territorin e Rusisë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës nuk mohon pretendimet se vendi i tij është përfshirë në sulmin ajror në territorin e Rusisë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha sot se ai nuk mund “as të konfirmojë dhe as të mohojë pretendimin” se Ukraina ishte e përfshirë në një sulm ajror të supozuar në një depo karburanti në qytetin rus të Belgorod, përcjell Telegrafi.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me sulmin në një konferencë në Poloni, Kuleba tha: “Unë as nuk mund ta konfirmoj dhe as ta hedh poshtë pretendimin se Ukraina ishte e përfshirë në këtë thjesht sepse nuk posedoj të gjithë informacionin ushtarak”.


Ndryshe, një zjarr në qytetin rus Belgorod, përkatësisht në një depo karburanti atje, thuhet se ka ardhur si pasojë e një sulmi ajror nga helikopterët ukrainas.

Pamje që tregojnë momentin kur “Ukraina shkatërron depon e karburantit, në sulmin e parë ajror në territorin rus”
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë momentin kur “Ukraina shkatërron depon e karburantit, në sulmin e parë ajror në territorin rus”

Kjo, siç shkruante Sky News, është një moment i veçantë pasi sulmi – nëse vërtetohet – përfaqëson herën e parë që forcat e Ukrainës kanë kaluar kufirin për një sulm ajror në Rusi që nga fillimi i konfliktit – dhe do të shihet gjerësisht si një poshtërim për Moskën.

Një gjë e tillë ishte konfirmuar nga guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov, i cili tha se fluturakja kaloi kufirin në lartësi të ulët dhe se zjarri që rezultoi plagosi dy punëtorë.

Ekspertët kanë shprehur habi për dështimin e forcave të Vladimir Putinit për të arritur dominimin ajror deri më tani në konflikt dhe disa madje kanë sugjeruar se ky sulm mund të jetë sulmi i parë ajror në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore.

Depoja e karburanteve, e cila është në pronësi të firmës ruse të naftës Rosneft, ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën. /Telegrafi/