LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm i Jordanisë thotë se po synohet dëbimi i palestinezëve nga Gaza – vjen përgjigja e Izraelit

Ministri i Jashtëm i Jordanisë thotë se po synohet dëbimi i palestinezëve nga Gaza – vjen përgjigja e Izraelit

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, tha të dielën se Izraeli po zbatonte një politikë të dëbimit të palestinezëve nga Gaza përmes një lufte që ai tha se plotëson “përkufizimin ligjor të gjenocidit”, akuza që Izraeli i hodhi poshtë.

Safadi, vendi i të cilit kufizohet me Bregun Perëndimor dhe pranoi pjesën më të madhe të palestinezëve pas krijimit të Izraelit në vitin 1948, tha gjithashtu se Izraeli kishte krijuar urrejtje që do të përndiqte rajonin dhe do të përcaktonte brezat që do të vijnë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Pamje që thuhet se tregojnë ushtarët izraelitë duke i vënë zjarrin furnizimeve të ndihmës humanitare në Gaza
Lexo po ashtu Pamje që thuhet se tregojnë ushtarët izraelitë duke i vënë zjarrin furnizimeve të ndihmës humanitare në Gaza

Izraeli nisi ofensivën në përgjigje të një sulmi të 7 tetorit nga persona të armatosur nga Hamasi, grupi militant që është betuar për shkatërrimin e tij.

“Ajo që po shohim në Gaza nuk është thjesht vrasja e njerëzve të pafajshëm dhe shkatërrimi i mjeteve të tyre të jetesës [nga Izraeli], por një përpjekje sistematike për të zbrazur Gazën nga njerëzit e saj”, citohet të ketë thënë Safadi në një konferencë në Doha.

Ndërsa i pyetur për t’u përgjigjur rreth këtyre akuzave, zëdhënësi i qeverisë izraelite Eylon Levy tha: “Këto janë, sigurisht, akuza të egra dhe të rreme”.

Njësia speciale izraelite Yahalom “pastron” ndërtesat e Hamasit, vret dy prej militantëve – publikohen pamjet e aksionit në Gazë
Lexo po ashtu Njësia speciale izraelite Yahalom “pastron” ndërtesat e Hamasit, vret dy prej militantëve – publikohen pamjet e aksionit në Gazë

“Izraeli po lufton për të mbrojtur veten nga përbindëshat që kryen masakrën e 7 tetorit dhe qëllimi i fushatës sonë është t’i sjellim ata monstra para drejtësisë dhe të sigurojmë se ata nuk mund të lëndojnë më kurrë popullin tonë”, shtoi ai.

Ndryshe, Izraeli u ka kërkuar civilëve të Gazës, siç është thënë, që të zhvendosen nga fushat e betejës për sigurinë e tyre dhe do të donte të shihte që të tjerët t’i bënin jehonë kësaj thirrjeje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Azia
Britania dëbon diplomatin rus - por pse tani po veprojnë britanikët

Britania dëbon diplomatin rus - por pse tani po veprojnë britanikët

Evropa
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori