LAJMI I FUNDIT:

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërkon të rrisë numrin e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërkon të rrisë numrin e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërkon që brenda dhjetë viteve të rrisë numrin e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, për një milionë banorë të tjerë. Gjermania dhe BE i dënojnë këto plane.

Ministria e Jashtme gjermane në Berlin ka kritikuar njoftimin për zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Lindor të lumit Jordan.


Një zëdhënëse në Berlin tha, se mësuan “me shqetësim të madh” për këto vendime.

“Qeveria gjermane bën thirrje për të hequr dorë nga këto hapa që e vështirësojnë zgjidhjen paqësore të konfliktit në Lindjen e Mesme”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Naftali Bennett pati njoftuar shtimin e numrit të vendbanimeve për dhjetë vitet e ardhshme.

“Synimi ynë është që brenda një dhjetëvjeçari një milionë qytetarë izraelit të jetojnë në Judea dhe Samaria”, tha Bennett në një konferencë shtypi në Jerusalem, që kishte të bënte me ndryshimin e kursit të politikës së jashtme amerikane në Lindjen e Mesme.

Në këtë mënyrë numri i 400 mijë kolonëve do të shtohet më shumë se dy herë.

SHBA patën deklaruar në muajin nëntor ndryshimin e qëndrimit të tyre, duke thënë, se nuk mendojnë më se vendbanimet hebreje në Bregun perëndimor të lumit Jordan janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Në konferencën e mbajtur në Jerusalem, krah Bennetit morën pjesë edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu si dhe ambasadori i SHBA në Izrael, David Friedman.

Bennet bën pjesë tek konservatorët e qeverisë izraelite.

Ai doli në zgjedhjet e marsit si kandidati kryesor i Partisë së të djathtës së re.

Pjesën më të madhe të përkrahësve ai e ka nga kolonët hebrej.

Ai nuk e pranon vlerësimin se territoret palestineze janë “pushtuar nga Izraeli”.

Edhe Netanjahu theksoi se: “Ne nuk jemi pushtues në vendin tonë, ne nuk jemi si belgët në Kongo”.

“Në fund të fundit hebrejtë jetojnë prej mijëvjeçarësh në Jerusalem dhe Hebron. Përveç kësaj, duhet parë edhe përfitimi ekonomik që vendbanimet izraelite sjellin si për hebrenjtë ashtu si edhe për palestinezët”, tha ai.

Kritika erdhën edhe nga Bashkimi Europian.

Në një deklaratë të zëdhënëses për politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë thuhet: “Ne i kërkojmë qeverisë izraelite që t’i përmbahet pa kufizime të drejtës ndërkombëtare dhe të ndalojë aktivitetet për zgjerimin e vendbanimeve në territoret e pushtuara”.

Politika izraelite e vendbanimeve është çështje shumë e diskutueshme.

Këshilli i Sigurimit të OKB, i pati kërkuar Izraelit në fund të vitit 2016 që të ndalojë krejtësisht ngritjen e vendbanimeve në territoret palestineze, përfshirë Jerusalemin Lindor.

BE i sheh po ashtu si ilegale vendbanimet izraelite të ngritura në territoret e pushtuara më 1967.

SHBA e quajnë legale ndërtimin e vendbanimeve

SHBA kanë patur deri tani të njëjtën pikëpamje. Por presidenti amerikan Donald Trump ndryshoi qëndrim.

Në një deklaratë të ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo thuhet se vendbanimet izraelite nuk janë direkt të papajtueshme me të drejtën ndërkombëtare.

Gjatë luftës gjashtë-ditore të 1967, Izraeli pati pushtuar ndër të tjera Bregun perëndimor të Lumit Jordan dhe Jerusalemin Lindor.

Palestinezët pretendojnë se këto territore janë të tyre dhe duan të ngrenë aty një shtet të pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

Autoritetet autonome palestineze deklaruan, se planet e Bennettit pasqyrojnë natyrën që ka “marrëveshja e shekullit”, duke bërë insinuata për planin paqësor të Trumpit për Lindjen e Mesme, plan që nuk është bërë ende publik. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit

Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit

Azia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Kalo në kategori