LAJMI I FUNDIT:

Ministri izraelit kritikon ashpër Katarin: Ata financojnë dhe mbështesin terrorin e Hamasit

Ministri izraelit kritikon ashpër Katarin: Ata financojnë dhe mbështesin terrorin e Hamasit

Edhe pse Katari ka luajtur një rol ndërmjetësues në vitet e fundit kur bëhet fjalë për qetësimin e tensioneve midis izraelitëve dhe palestinezëve, disa ministra radikalë izraelitë shfrytëzuan rastin për të kritikuar sërish Dohën zyrtare.

I fundit që vendosi të ndërmarrë atë hap është ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, i cili iu referua nismave të paqes të Katarit dhe thirri drejtpërdrejt zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme të Katarit, transmeton Telegrafi.


“Doha është një sponsor i Hamasit dhe është kryesisht përgjegjëse për masakrën që Hamasi kreu më 7 tetor”, tha Smotrich.

Siç raporton Times of Israel, ai tha gjithashtu se Katari përfaqëson një shtet që mbështet dhe financon terrorin.

“Trajtimi i Perëndimit për këtë është hipokrit dhe i bazuar në interesa të papërshtatshme financiare. Perëndimi mund dhe duhet të përdorë mjete shumë më të forta dhe të bëjë menjëherë gjithçka për të liruar pengjet”, tha ai.

Në fund të fjalës, Smotrich tha se nuk pret që Katari të jetë pjesë e ndonjë iniciative për përfundimin e luftës.

“Një gjë është e sigurt. Katari nuk do të përfshihet në asnjë mënyrë në menaxhimin e Gazës një ditë pas luftës”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori